BBC Music me festival të ri për ta zëvendësuar Glastonburyn vitin e ardhshëm

2:59 pm 24.07.17

 

Në mungesë të festivalit Glastonbury, që nuk do të mbahet vitin e ardhshëm dhe që do të rikthehet më 2019-tën, fansat e muzikës do të kenë mundësinë të zbaviten përmes një festivali të ri.

BBC Music ka njoftuar se gjatë muajit maj të vitit 2018 do të organizoj një festival i cili do të shtrihet nëpër katër shtetet e Britanisë së Madhe dhe që synon të sjellë muzikën që fansat çdo vitë kanë mundur ta dëgjojnë përmes festivalit Glastonbury.

‘The Biggest Weekend’ do të mbahet nga 25-28 maj dhe do të jetë një festival që synon të plotësoj shijen muzikore të dëgjuesve të radiove BBC Radio 1, Radio 2, Radio 3 dhe 6 Music.

 

 

Ky organizim i ri do të bëjë që festivali vjetor BBC Radio 1’s Big Weekend të pushoj vitin e ardhshëm, derisa nuk ka plane që ‘The Biggest Weekend’ të zgjas edhe viteve tjera, pasi më 2019 rikthehet festivali Glastonbury pas një viti pushim.

“BBC Music ka një histori të fortë për të bërë bashkë vendin për momente të veçanta, dhe ky është një organizim i vetëm më i madhi deri më tani që BBC dëshiron të organizoj. Do të festojmë shumëllojshmërinë e muzikës nga të gjitha pjesët e vendit, duke sjellë muzikën më të mirë britanike për botën dhe atë botërore për Britaninë.”  ka thënë Bob Shennan, drejtor në BBC Radio and Music.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM