BBC Library ofron falas për shkarkim mbi 16,000 efekte zëri

1:42 pm 24.04.18

 

Mbi 16,000 efekte zëri tani mund të shkarkohen falas nga libraria e mediumit publik britanik BBC.

Në këtë arkivë përfshihen efekte që janë përdorur nga radioja e BBC që prej viteve 1920-ta.

Në te gjenden zëra dhe tinguj të ndryshëm, si ai i një papagalli nga Amerika e Jugut, tingujt derisa një bebe 11 muajshe luan me lojëra, si dhe zhurma e një anije e cila bëhet gati të ndalet.

Për të shkarkuar këto efekte zanore u kërkohet që të pajtoheni me rregullat, të cilat kërkojnë që efektet e shkarkuara të përdoren vetëm për qështje “personale, edukative apo për qëllime hulumtimi.”

Duke klikuar këtu mund të keni çasje në këtë pjesë të ofruar nga libraria e BBC.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM