Basha: Shumica e refuzon qeverinë e bandave, beteja do vijojë çdo ditë

5:09 am 29.01.18

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, deklaroi se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve” që sipas tij do të vijojë në rrugë e sheshe çdi ditë.

“Shqiptarët u bashkuan për të refuzuar padrejtësinë dhe për t’ju bashkuar kauzës sonë popullore”, u shpreh Basha, transmeton Gazeta Shqip.

Kreu i PD-së shtoi: “Lufta jonë vazhdon çdo ditë për të fituar këtë kauzë pa të cilën nuk mund të ketë Shqipëri europiane”.

Sipas Bashës, “shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh shprese se Shqipëria mund dhe do të bëhet vend me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM