Basha: Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë

6:31 am 11.01.18

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët që të jenë pjesëmarrës në protestën e 27 janarit.

Në takimin me demokratët e Durrësit, Basha tha se bashkimi është rruga e vetme për t’i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin.

“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.” tha Basha, transmeton Gazeta Shqip.

Sipas kreut të opozitës shqiptare, vota e blerë nga një kryeministër që bashkëqeveris me krimin, ndikon tek çdo familje.

Basha tha se duke asgjesuar lirinë e zgjedhjes, Edi Rama ka asgjesuar lirinë e çdo prindi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, ka asgjesuar lirinë e jetës duke shkatërruar shëndetësinë, ka shkatërruar lirinë e sipërmarrjes, motorit të vetëm të vërtetë të ndryshimit të Shqipërisë, që krijon vende pune.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM