Basha përjashtohet nga seanca e kuvendit (video)

10:44 am 05.10.17

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, është përjashtuar nga seance e Kuvendit e cila u bllokua gjatë ditës së sotme.

Ishte kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ai i cili hodhi poshtë kërkesën e PD-së për debatin për komisionin e reformës zgjedhore pasdite, ndërkohë që me votim u vendos që ky diskutim të shtyhej për javës tjetër.

Ruçi njoftoi ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votive, transmeton Top Channel.

Kur fjalën e mori kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ai kërkoi nga kryetari të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të caktuar zhvillimin e dabtit sot pasdite dhe i bëri thirrje atij që të mos vendosë me forcën e kartonëve.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM