Basha: Kemi marrëveshje, bazuar te paketa McAllister

5:18 am 18.05.17

 

Pas më shumë se tre orë bisidë, kokë më kokë, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duket se kriza politike në Shqipëri është afër zgjidhjes.

“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha, transmeton Top Channel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës”.

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM