Barbie e mbuluar me hijab

5:21 pm 08.02.16

Kukulla femër e famshme, Barbie, tashmë është prezentuar me një pamje që asnjëherë nuk e kishte pas më parë.

Një studente nigeriane mjekësie, ka krijuar stuhi në Instagram që kur nisi të postojë foto të kukullës Barbie me hijab disa javë më parë. Sigurisht që do e shohim këtë kukull me xhinse denim, veshje të ngushta, etj,por me shallin musliman me ngjyra të ndryshme.

barbie

Haneefa Adam thotë se është frymëzuar për krijimin e llogarisë Hijarbie pasi kishte parë faqen në Instagram, Barbie Style.

Mendova se nuk e kisha parë më herët Barbie të veshur me hijab, kështu që vendosa të hapë një llogari në Instagram, dhe të vesh Barbie me veshje që i kam bërë vetë. Mendova se do të ishte e rëndësishme të krijoja një kukull që do të vishej si mua”, ka thënë ajo për CNN.

24-vjeçarja thotë se Hijarbie është një kukull modeste që u jep vajzave muslimane një model.

Ajo ka lidhje me fenë dhe identitetin tim kulturor. Mënyra se si vishet Barbie është shumë ndryshe nga e jona dhe nuk ka asgjë të keqe. Unë thjesht dua t’i jap një tjetër mundësi vajzave si mua”, vijon Adam.

Megjithatë vajza thotë se ka pasur dhe komente negative, nga 19.400 ndjekësit e saj.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM