Banksy reagon me mural rreth largimit të Britanisë nga BE-ja  (foto)

7:27 pm 07.05.17

Artisti i mirënjohur anonim, Banksy, për herë të parë ka reaguar me një vepër të tij rreth largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Përmes një murali të shpalosur në Dover të Kentit, artisti shfaq në punimin e tij një punëtor metali i cili largon një nga yjet e flamurit të BE-së.

Se ky punim është bërë nga Banksy është konfirmuar nga përfaqësuesit e artistit.

Punimi është paraqitur në mes të natës ndërmjet 6 dhe 7 majit në një nga muret e ndërtesës Castle Amusement në qytezën britanike Kent, qytezë kjo lidhëse në transporin dhe tregtinë ndërmjet Britanisë dhe kontinentit evropian.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM