Banksy me mural për artisten turke të burgosur

7:26 pm 16.03.18

 

Artisti i grafiteve, Banksy, ka shfaqur një mural në New York, duke shprehur kështu brengosjen e tij për aktivisten turke, Zehra Dogan, e cila është burgosur për shkak të një vepre të saj.

Murali nga Banksy është një mesazh i fuqishëm kundër burgimit të Dogan. Artisti misterioz ka pikturuar në një sfond të bardhë vija të zeza të cilat tregojnë grilat e burgut dhe njëherit ditët e kaluara në burg nga Dogan, si dhe fytyrën e kësaj të fundit.

Zehra Dogan është dënuar me dy vite e dhjetë muaj burgim për shkak të pikturimit të qytetit Nusaybin i cili, sipas organizatës për lirinë e shprehjes PEN, është dëmtuar nga forcat shtetërore të sigurisë, transmeton The Guardian.

Duke postuar foton në Instagram, Banksy shkroi: “Dënuar me afër tri vite burg për shkak të punimit të një pikture.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM