Banka Botërore e gatshme për mbështetje të projekteve të reja

4:27 pm 26.09.17

 

Sot është mbajtur një takim në mes të Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe drejtoreshës Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Gjatë takimit, kryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit, transmeton Koha.net.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM