Bangladeshi dhe Myanmari arrijnë marrëveshje për kthimin e refugjatëve Rohingya

6:43 pm 23.11.17

 

Myanmari ka nënshkruar marrëveshje me Bangladeshin për të kthyer dhjetra mijëra myslimanë Rohingya të cilët u larguan nga Myanmari pas ndërhyrjeve të ushtrisë.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Bangladeshit thuhet se njerëzit e zhvendosur mund të kthehen në vendin e tyre brenda dy muajve.

Të dy këto vende thanë se janë duke punuar rreth detajeve të arritura në marrëveshje, transmeton BBC.

Kriza e largimit të myslimanëve Rohingya nga Myanmari është quajtur spastrim etnik nga Kombet e Bashkuara dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Rohingya janë një minoritet që nuk kanë shtet dhe që një kohë të gjatë përjetojnë persekutim në shtetin Myanmar, që gjithashtu njihet edhe si Burma.

Më shumë se 600,000 persona janë larguar drejt vendit fqinj Bangladesh që nga muaji gusht kur ndodhën sulme nga Rohingya ndaj pikave të policisë së Myanmarit, çka më pas nxiti ndërhyrje të ushtrisë në Rakhine për vazhduar me largimin masiv të njerëzve Rohingya nga vendet e tyre.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM