Balotazhi nga zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

4:14 am 21.10.17

 

Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të pasojnë me raundin e dytë në shumicën e komunave.

Balotazhi pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarët e rinj që do të udhëheqin me komunat e Kosovës.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar për lajmi.net se balotazhi për zgjedhjet lokale do të mbahet më 19 nëntor.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet 4 javë pas raundit të parë. Pra, pasi raundi i parë mbahet të dielën e ardhshme më 22 tetor, raundi i dytë i bie të mbahet më 19 nëntor. Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar Komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, ka thënë Elezi, transmeton gazeta Zëri.

Ai ka sqaruar se në balotazh shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM