Ballina e ‘Vogue Paris’ për herë të parë me një modele transgjinore  (foto)

11:24 am 14.02.17

vale

 

Revista Vogue e Parisit do të vendos në ballinën e saj, për herë të parë, një modele transgjinore.

Kjo do të ndodh gjatë muajit të ardhshëm, kur në ballinë do të jetë modelja braziliane Valentina Sampaio e cila ka mbi 32,000 ‘përcjellës’ në faqen e saj në Instagram.

Redaktorja e revistës, Emmanuelle Alt, thotë se Sampaio ka “bukuri goditëse të mjaftueshme” për të qenë në ballinën e revistës Vogue.

Në kolumnin editorial për numrin e muajit të ardhshëm, Emmanuelle Alt thotë se modelja transgjinore është “absolutisht e barabartë” me femrat e tjera ikonë në botën e modës.

“Veç një detaji të vogël, Valentina, femra fatale, ka lindur djalë,” shkruan ajo në kolumne.

“Është një detaj që dikush mund të preferoj të mos e përmend… por Valentina është në koverin e Vogue këtë muaj, jo vetëm për pamjen apo personalitetin e saj të shkëlqyer, por edhe se përkundër vetes ajo mishëron një luftë të vjetër të rëndë për t’u njohur dhe jo për t’u perceptuar si diçka Tjetër.”

Revista franceze Vogue është në qarkullim që nga viti 1920, derisa në të kaluarën në ballinën e vet ka pasur emra të famshëm si Kate Moss e Gigi Hadid.

Derisa kjo risi do të jetë për herë të parë për këtë revistë, të tjerat kanë pasur në ballinë transgjinorë edhe më herët.

Ishte vet Valentina Sampaio ajo që doli në ballinën e revistës Elle në shtetin e saj në Brazil vitin e kaluar, derisa Hari Nef ishte pjesë e edicionit britanik të revistës Elle.

 

elle2

 

elle1

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM