Bajamet ulin kolesterolin e keq

7:24 am 16.08.17

 

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara tregon se ngrënia e përditshme e bajameve rrit për 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, transmeton Top Channel.

Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: “Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM