Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit përfundon në fund të 2018-ës

10:38 am 07.11.17

 

E filluar në korrik të vitit 2014, punimet në autostradën Prishtinë – Han i Elezit pritet të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm.

Kështu ka thënë Ela Ruçi, zëdhënëse në konsorciumin turko-amerikan ‘Bechtel-Enka’, kompani fituese për ndërtimin e kësaj rruge.

“Punët po ecën sipas një programi të paracaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës, me të cilët kemi rënë dakord që ceremonia e hapjes finale, pra përfundimi i punimeve, të jetë në fund të vitit 2018” ka thënë Ruçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit që lidhë Kosovën me Maqedoninë, kap shumën e rreth 600 milionë euro dhe po ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Ajo do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2.2 kilometra.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM