AURORA – ‘Queendom’

6:13 pm 16.04.18

 

AURORA ka lëshuar singël të ri. ‘Queendom’ quhet kënga më e re nga këngëtarja norvegjeze nga e cila këtë vit pritet albumi i radhës, pas atij mjaft të sukseshëm All My Demons Greeting Me As A Friend që nxorri më 2016.

“Mendoj se përfaqëson një mesazh mjaft të rëndësishëm,” ka thënë këngëtarja për këngën e re.

“Albumi im i ri ka një perspektivë më të gjerë sesa ai i kaluari. Bota ka brenda shumë gjëra të mria dhe të këqija, por siç them në fillim të këngës ‘Queendom’, ‘ata më të ulëtit janë luanët e mi, të heshturit janë kori – femrat do të jenë ushtaret e mija, pesha e jetës në shpatullat e tyre’” ka thënë këngëtarja për revistën NME.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM