Atletja shqiptare mesazh sportistëve: Ikni sa më parë nga Shqipëria

6:01 pm 11.04.18

 

Atletet Koldiana Shala dhe Luiza Gega kanë rrëfyer miqësinë  tyre dhe sakrificat në punën për të arritur deri tek medaljet.

Të ftuara në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, dy sportistet shqiptare kanë folur për problemet që kanë hasur në karierë dhe për kushtet të cilat ofrohen në Shqipëri.

Në fund të intervistës, Klodiana Shala dha edhe një mesazh, duke i bërë thirrje sportistëve shqiptarë që të largohen jashtë vendit.

“Sportistët profesionistë të ikin sa më parë nga Shqipëria për t’u stërvitur jashtë. Ne nuk duhet t’i shajmë ata sepse bëjnë sakrifica duhet të shkojnë në vendet ku e meritojnë”, tha Klodiana Shala, transmeton Top Channel.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM