Asteroidi ‘Florence’ kalon të premten pranë tokës   (foto)

6:43 pm 31.08.17

 

Asteroidi 1981 ET3, i njohur me emrin Florence, do të kaloj këtë të premte pranë tokës në një distancë prej rreth 7 milionë kilometra larg planetit tonë.

Meteori që është i gjerësisë afër pesë-kilometra është më i madhi që kalon afër tokës që kur kanë filluar inçizimet rreth 100 vite më parë.

Ky asteroid për herë të parë u hetua në vitin 1981 dhe kalimi i tij gjatë të premtes, më 1 shtator, do të jetë më së afërti Tokës që nga viti 1890, transmeton Daily Star.

“Florence është asteroidi më i madh që kalon kaq afër planetit tonë që kur programi NASA filloi të detektoj asteroidët që kalonin afër Tokës.” ka thënë Paul Chodas, menaxher në NASA për studimet e objekteve afër-tokës.

“Derisa shumë asteroid kanë kaluar më afër Tokës se sa Florence do të bëjë më 1 Shtator, të gjitha ata kanë qenë më të vogël.”

Ekspertët besojnë se një gur hapsire më i madh se 100 metra në gjatësi ka potencial që të krijoj gjendje në Tokë që do të mund të zhdukte civilizimin njerëzor. Një skenario i tillë i fundit të njerëzimit do të ndodhte kur një asteroid do të shkaktone një mini-epokë të akullnajave nëse do të godiste planetin tokë.

Fatmirësisht asteroidi i njohur si Florence pritet të kaloj në një distancë të parrezikshme për tokën, 4.4 milionë milje larg (rreth 7 milionë kilometra).

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM