Asgjësime masive të produkteve nga mishi i dyshimtë

11:03 am 13.04.18

 

Nga fillimi i vitit e deri më tani janë konfiskuar dhe asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi), nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV).

Por, kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it.

Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari, i cili është edhe përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri më tani ka asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM