Asgjë Sikur Dielli me ekspozitë dhe LP në 20 vjetorin e formimit

12:02 pm 19.06.17

 

Bendi kosovar i muzkës alternative, Asgjë Sikur Dielli, kanë vendosur të shpërblejnë fansat e tyre për besnikërinë 20 vjeçare ndaj muzikës së bendit.

Në 20 vjetorin e themelimit të grupit, anëtarët e bendit do të hapin një eskpozitë dhe do të lëshojnë album me përmbledhje të këngëve të tyre.

Ekspozita do të hapet më datë 2 korrik në ora 20:00 në Lapidariumin e Muzeut te Kosovës, me rastin e promovimit të LP-së së re dhe 20 vjetorit të formimit të grupit, transmeton KultPlus.

Ekspozita retrospektive e grupit dhe Albumi i ri “Ti dhe Unë” është një kompilacion i këngëve më të mira të ASD, i ri-masterizuar dhe prodhuar në format të pllakës në Berlin, Gjermani. Ky LP është i ilustruar me punime të artistëve kosovarë Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu. Albumi është prodhuar në tirazh shumë të limituar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM