Arthur Buck – ‘I Am The Moment’

6:23 pm 11.04.18

 

Peter Buck nga bendi R.E.M. është bërë bashkë me muzicientin Joseph Arthur në krijimin e projektit të quajtur Arthur Buck, dhe tani kanë paralajmëruar album dhe kanë lëshuar këngën e parë.

Arthur Buck quhet albumi që do të dal më 15 qershor, derisa më poshtë mund të dëgjoni këngën ‘I Am The Moment’.

Në njoftimin për media, Arthur është shprehur: “Mendimi im i parë ishte, ‘Hey, do ta marrë Peterin të luaj kitarë akustike në disa prej këngëve në të cilat po punoj!’. Kështu, i tregova këngët atij. Dhe ai tha, ‘Janë të mira. Tani shiko këtë.’ Ai filloi të luaj akorde. Kështu, unë e lash kitaren dhe fillova të këndoj duke e përcjell atë, dhe kjo ishte magjike. Ishte e lehtë. Dhe, këto këngë të mira filluan të zhvillohen.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM