Artan Murati: Nuk jemi pjesë e Këshillit të Ministrave për liberalizim.

12:05 pm 03.12.18

Sërish lajme të këqija nga BE-ja për çështjen e liberalizimit të vizave.
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova nuk është pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave të BE-së, për çështjen e liberalizimit të vizave.

Murati në Facebook shkruan: “Lajme të këqija prej Austrisë: Konfirmohet e pritura, nuk jemi pjesë e agjendës së Këshillit (të Ministrave) për çështjen e liberalizimit. Kjo me gjase do të na e humbë edhe vitin 2019, pa pasur mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen”. ”
Mirëpo Murati vazhdon me:

Murati në anën tjetër thotë se mrekullia mund të ndodhë, “me ndonjë lëvizje në çastet e fundit në agjendë. Gjasat për këtë lëvizje janë 0.001%”.

“BE-ja e ka humbe busullën me Ballkanin. Është krejtësisht e ç’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, që nga 2010 e deri më tani, më shumë kanë bërë politikë elektorale me liberalizim sesa punë konkrete. Ky është rezultati, qytetarët e mbyllur në disa km2″.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM