Arrestohet pasi dyshohet se vodhi 53 telefonë mobil gjatë një koncerti

6:14 pm 19.11.17

 

Policia në Birmingham të Anglisë ka arrestuar një 22 vjeçar që dyshohet se ka vjedhur 53 telefonë mobil gjatë koncertit të bendit Royal Blood.

Zyrtarët policorë kanë thënë se të dyshuarit i janë gjetur 53 telefonë që besohet se janë vjedhur gjatë koncertit të bendit mbajtur të shtunën mbrëma në The Arena Birmingham.

Ky operacion i suksesshëm i policisë angleze erdhi pasi edhe më herë kishte pasur dyshime se fansave nëpër koncertet e bendit po u vidheshin telefonët.

Policia u ka bërë thirrje fansave të Royal Blood që u kanë humbur telefonët gjatë koncertit të së shtunës që të kontaktojnë policinë.

Ndërkohë, vet anëtarët e bendit kanë shkruar në Facebook duke u lutur fansave që të kenë kujdes pasi duket se koncertet e tyre janë duke u targetuar nga kriminelë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM