Arrestohen Felicity Huffman dhe Lori Loughlin që mashtruan për ti regjistruar fëmijët në universitet

10:47 am 14.03.19

Protagonistja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffmen është mes dhjetëra aktorëve të akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni. Skema ndihmonte në mënyrë të paligjshme regjistrimin e fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.

Mes të akuzuarve ka shefa ekzekutivë, financierë, drejtues të firmave ligjore më në zë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe stilistë. Ata dyshohet se mashtruan në provimet pranuese dhe dhanë rryshfet për t’i futur fëmijët në shkollat prestigjioze si Yale,  Stenford, apo Xhorxhtaun.

Prindërit i kanë paguar për shtatë vjet 25 milionë dollarë një shoqate në Kaliforni, për të regjistruar në mënyrë të pamerituar fëmijët e tyre. Janë gjithsej 50 të akuzuar, mes të cilëve 33 prindër, 13 trajnerë sportivë në universitete si dhe organizuestit e testeve. Të gjithë po dalin para gjykatave në Boston, Nju Jork, dhe Kënektikat.

56 vjeçarja Hafmen me të shoqin ka paguar 15 mijë dollarë për të bijën . “Këta prindër janë katalog i pasurisë dhe privilegjeve tha prokurori i përgjithshëm në Boston. – Çdo vit qindra studentëve të talentuar  punojnë shumë dhe stërmundohen për të hyrë në këto shkolla elite. Ndaj nuk mund të ketë një sistem të ndarë për të pasurit dhe as një sistem drejtësie më vete për ata”,tha prokurori.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM