Ariana Grande akuzon shefin e Grammy’s për “gënjeshtra” rreth performancës së saj

11:43 am 08.02.19

Image result for ariana grande grammys boss
Ariana Grande ka shpjeguar pse ajo u tërhoq nga këndimi në Grammy Awards 2019 – duke e akuzuar organizatorin e ceremonisë për “gënjeshtra” . Këngëtarja ka konfirmuar se ajo nuk do të performojë dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Grammy’s të dielën (10 shkurt). Prodhuesi i Grammy-t Ken Ehrlich kishte thënë më parë se Grande nuk pranoi të këndonte edhe pas bisedave të shumta, sepse ajo “ndjeu se ishte tepër vonë që të organizonte një performancë “.

Grande ia ktheu atij me akuzat se ai po gënjen për këtë cështje.
“E kam mbajtur gojën time të mbyllur, por tani ti po genjen për mua”, shkroi ajo në Twitter. ” Une mund të krijoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken. Ishte kur kreativiteti dhe vetë-shprehja ime u mbytën nga ju, që unë vendosa të mos merrja pjesë. Unë shpresoj se shfaqja është pikërisht ajo që ju dëshironi që të jetë dhe më shumë. “/UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM