Arctic Monkeys “së shpejti” sjellin këngën e re. Dhe, Alex Turner ende me mjekër

7:35 pm 06.03.18

Çdo ditë fansat presin të mësojnë emrin dhe detaje të tjera për albumin e ri nga Arctic Monkeys.

Deri më tani dihet se bendi nga Sheffield i është rikthyer punës për albumin e ri, derisa për vitin 2018 janë konfirmuar për pjesëmarrje në disa festivale evropiane, por çuditërisht në vetëm një brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu, fansat e Arctic Monkeys në UK kanë shprehur dëshpërimin se pse bendi nuk merr pjesë në edicionin e sivjetëm të Reading & Leeds Festival. Deri tani bendi është konfirmuar vetëm në festivalin TRNSMT që mbahet në Glasgow.

Së fundmi, William Hann, një fans i Arctic Monkeys, postoi në Twitter një foto bashkë me vokalistin Alex Turner. Ai gjithashtu shkroi se Turner i kishte thënë se dëshiron të ketë edhe koncerte të tjera brenda vendit për këtë vit, dhe se singli i ri nga Arctic Monkeys do të dal së shpejti.

Gjithashtu, siç shihet në foto, Turner ende mban mjekërën. Kohë më parë, në internet ishte nisur një peticion për t’i kërkuar këngëtarit që të largoj mjekërën.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM