Arctic Monkeys për albumin e ri: Jo tipik çfarë ne bëjmë

1:08 pm 23.04.18

 

Albumi i ri nga Arctic Monkeys, Tranquility Base Hotel & Casino, i cili del më 11 maj, është krejt ndryshe nga albumët e tjerë të lëshuar deri më tani nga bendi anglez.

Në një intervistë për revistës Mojo, frontmeni Alex Turner ka treguar se si ka punuar në këtë album.

“E mashtrova veten për të shkruar – duke u ulur në piano, duke vepruar kështu çfarë nuk e kisha bërë më parë,” ka thënë Turner.

“Kjo më lejoi të kaloj diku që e kisha pasur problem të shkoja më parë. Më lejoi të sillesha aty ku ndihesha më shumë, më gjerë se më parë.”

Ndërkohë, kitaristi Jamie Cook tregoi se si në një moment ka menduar se ndoshta albumi i ri ishte më mirë të paraqitej si album solo i frontmenit Turner.

“Mendoj se në fillim, Al ishte në dy mendje, pasi ishte diçka bazike – piano, vokal dhe jo kitarë,’a është kjo Arctic Monkeys apo po kaloj në diçka tjetër me këtë’” ka thënë Cook.

“Dhe ndoshta në fillim edhe unë ashtu ndihesha. Përfundimisht nuk është një album me tinguj të fortë kitare, jo tipik ajo çfarë ne bëjmë. Na u desh më shumë të mendojmë për këtë.”

I pyetur nëse tekstet e këngëve në albumin e ri janë më autobiografike se më parë, frontmeni Turner është përgjigjur: “Albumi i tërë pothuajse ashtu është. Unë bisedoj me veten, jo rregullisht, përgjatë gjithë 11 këngëve.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM