Apple pëson ‘rrjedhje të madhe’ të informacioneve për produktet e reja

6:48 pm 10.09.17

 

Detaje për iPhone-in e ri dhe produkteve të reja nga Apple, që do të dalin së shpejti, kanë rrjedhur tanimë në disa webfaqe për informacionet teknologjike.

Dy webfaqe kanë dhënë disa detaje se si do të duken verzionet e reja të sistetmit operativ iOS.

Një shkrues rreth të rejave teknologjike e ka cilësuar këtë rrjedhje të informacioneve si më të madhen që ka goditur kompaninë Apple, transmeton BBC.

Kompania me bazë në California mundohet që gjithmonë të mbaj sekret detajet e produkteve të reja deri në ditën kur ato prezantohen para publikut.

Për më të rejat rreth produkteve të tyre, Apple do të mbaj një event këtë të martë-.

Por, gjatë vikendit, informacione të rëndësishme të rrjedhura dhe të publikuara më pas në faqet 9to5Mac dhe MacRumors kanë treguar disa veçori të reja që do të prezantohen në produktet që Apple pritet t’i bëjë publike të martën.

Nga informacionet e rrjedhura, deri më tani mëson këto detaje:

– referimi për iPhone X, një evidencë kjo e re që tregon se Apple pritet të zbuloj një model të ri karshi rifreskimeve modeste për produktin e saj

– imazhe të një Apple Watch të ri dhe dëgjueseve AirPod

– një proces set-up për Face ID – si alternativë për Touch ID sistemin – që thotë se mund të përdoret për të zhbllokuar paisjen dhe për të bërë kërkesa online nga Apple

– prezantimi i Animoji – karaktere të animuara emoji që pasqyrojnë shprehjet e fytyrës së përdoruesit

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM