Apartamentet në Tiranë, ndër më të shtrenjtat në Evropë

11:31 am 08.11.17

 

Çmimi i një apartamenti në kryeqytetin shqiptar është aq i shtrenjtë sa e fut Tiranën ndër katër vendet më të shtrenjta në Evropë sa i përket kësaj statistike.

Tirana radhitet në vendin e 241 nga 267 qytete në botë sa i përket përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti, matur sipas fuqisë blerëse.

Ndonëse në vlerë absolute një apartament mesatar në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me mundësitë në qytetet si Paris, Nju Jork, Milano, Vjenë, transmeton BalkanWeb.

Sipas indeksit të Numbeo duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një apartament në Tiranë, ndërsa në Paris një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite, në Nju Jork duhen 10 vite, në Zyrih 10.1, në Milano 17.8 vite ndërsa në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM