Antonio Banderas në filmin biografik për Lamborghinin

5:17 am 13.05.17

 

Antonio Banderas do të luaj rolin e Ferruccio Lamborgjinit në filmin më të ri që flet për jetën e themeluesit të veturës së famshme Lamborghini.

Tani për tani projekti filmik mban emrin Lamborghini – The Legend. Në detyrën e regjisorit do të jetë Michael Radford, derisa filmi do të bazohet në skriptën e punuar nga Bobby Moresco.

Ndërkohë, rivalin e Lamborghinit do ta luaj aktori Alec Baldwin në rolin e Enzo Ferrarit.

Filmi do të tregoj për jetën e ndërmarrësit të njohur i cili nisi biznesin e tij përmes krijimit të traktorëve, pajisjeve ushtarake dhe më pas bëri ndërtimin e veturës së njohur Lamborghini.

Filmi është bazuar në biografinë Ferruccio Lamborghini. La storia ufficiale shkruar nga Tonino Lamborghini, djali i krijuesit të veturës.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM