Angelina Jolie dhe Brad Pitt në ‘luftë’ për kujdestarinë e fëmijëve

3:24 pm 06.11.18

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të dalin para gjyqtarit për të luftuar rreth kujdestarisë së fëmijëve.

Sipas TMZ, dy yjet e filmit kanë vendosur që në dhjetorë të vendosin përfundimisht për mbikëqyrjen e fëmijëve, shkruan Indeksonline

Kohë më parë u raportua se ish-çifti i njohur kishin arritur një marrëveshje për kujdestarin e gjashtë fëmijëve të tyre gjatë verës së këtij viti.

Por, kjo marrëveshje u shkëput muajin e kaluar dhe tani ata kanë kërkuar nga gjykata që të jetë ndërmjetësues për gjashtë fëmijët e tyre.

Dyshja e njohur dy u takuan në vitin 2005 gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr. and Mrs. Smith’. Ata u martuan në një ceremoni private në gushtë të 2014 ndërsa njoftuan për ndarjen në shtator të 2016.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë së bashku gjashtë fëmijë, tre nga të cilët biologjik dhe tre të tjerë të adoptuar./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM