Amerikanët sot përjetojnë eklipsin total diellor

10:27 am 21.08.17

 

Shumë nga banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mundësinë që sot të shohin eklipsin e tërësishëm solar.

Hëna do të kaloj përballë Diellit duke shkaktuar kështu një hije e cila do të shtrihet nga shteti Oregon në perëndim të vendit e deri në South Carolina në lindje.

Ky është eventi i parë i këtillë që nga viti 1918, ku errësira do të shtrihet në të dy brigjet e vendit, në Paqësor dhe Atlantik.

Madje, siç transmeton BBC, ky është eklipsi i parë solar që shtrihet ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1776.

Njerëzit që do të kenë fat të jenë në ato vende ku hija e ekslipsit do të shtrihet e tëra, dhe ku do të ketë qiell të pastër, do të jenë dëshmitarë të ekslipsit të diellit për 2 minuta e 40 sekonda.

Ata që janë jashtë hijes së errët të eklispit do ta përjetojnë pjesërisht atë, dhe këtu përfshihen njerëzit që jetojnë në North America dhe në disa pjesë veriore të South America.

Madje, edhe disa pjesë të Evropës perëndimore do të ketë mundësi të shohin diçka nga ky eklips, përfshirë disa pjesë perëndimore të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës, që do të shohin diskun e Hënës duke zënë atë të Diellit.

Shfaqja e eklipsit do të filloj në Oregon, nga ora lokale 09:05 (16:05 GMT), derisa totaliteti i eklipsit do të ndodh në ora 10:16 (17:16 GMT).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM