Ambasadori Lu: Ku janë rezultatet kundër krimit e korrupsionit?

8:18 pm 31.01.18

 

Përmes një postimi në Facebook, ambsadaori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ka kërkuar përgjigje nga politikanët, policët dhe prokurorët shqiptarë në lidhje me rezultatet nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar. Ku janë rezultatet?”, pyet Lu në mesazhin e postuar në faqen në Facebook të Ambasadës Amerikane. Ai thekson se Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

“Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë”, nënvizon Donald Lu, transmeton Top Channel.

Si për të theksuar kohën që po kalon, ambasadori mbyll reagimin e tij me me tik-takun e orës.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM