Ambasadori Lu: Është koha ‘të hamë peshkun e madh’

10:30 am 07.11.17

 

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, ka bërë thirrje që tani e tutje të “flitet me vepra dhe jo me fjalë” në luftën kundër grupeve kriminale.

Duke përshëndetur operacionin “Forca e Ligjit” prezantuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, Lu tha se tani priten veprime konkrete ndaj ‘peshqeve të mëdhenj’.

“Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un”, deklaroi ambasadori Donald Lu, transmeton Top Channel.

Ambasadori tha se Shqipëria ka një problem me lidhjet e grupeve kriminale me politikanë dhe kërkoi që kjo të mos mohohet.

“Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë”, u shpreh ai.

E duke iu rikthyer sërish shprehjeve popullore, kryediplomati amerikan tha se është koha që “të hamë peshkun e madh”.

“Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM