Amazon bëhet kompania publike më e vlefshme në botë

10:12 pm 08.01.19

Jeff Bezos and amazon log0Amazon, e formuar 25 vjet më parë, ka mposhtur Microsoft-in dhe është bërë kompania më e vlefshme në botë. Gjigandi në internet ishte me vlerë 797 miliardë dollarë, kur tregu i aksioneve amerikan u mbyll të hënën dhe pastaj iu rrit vlera për 3.4% dhe u zhvendos para Microsoft, me vlerë 789 miliardë dollarë.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij është 135 miliardë dollarëshe. Bezos arriti ta mposhtë themeluesin e Microsoft Bill Gates vitin e kaluar.

Është hera e parë që Amazon ka mbajtur pozicionin më të lartë. Çmimet e aksioneve të gjigandit amerikan të teknologjisë kanë qenë në një ‘roller coaster’ në muajt e fundit pas shqetësimeve në lidhje me shitjet dhe tensionet tregtare.-raporton UrbanFm

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM