Alice Glass – ‘Forgiveness’

7:07 pm 11.01.18

 

Alice Glass ka shpërndarë videon për këngën ‘Forgiveness’.

Kënga është pejsë e EP-së që mban emrin e këngëtares dhe që doli gjatë vitit të kaluar.

“Kjo këngë është për refuzimin e idesë së faljes,” ka thënë Glass në njoftimin e lëshuar.

“Falja nuk është gjithmonë një akt moral, ashtu siç disa religjione e përshkruajnë. Ndonjëherë falja mund të jetë shfrytëzuese apo edhe grabitqare, sidomos kur njerëzit e përdorin atë si mjet për të fajësuar dikë dhe jo për ta shëruar. Kur falja përdoret për të krijuar një ndjenjë false të superioritetit, atëherë është një veprim helmues.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM