Alec Baldwin nuk ka të ndalur me imitimin e Donald Trump  (video)

2:52 pm 20.01.17

Aktori i mirënjohur, Alec Baldwin, ka vazhduar të luaj rolin e president të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Mbrëmë (19 janar), Baldwin ishte pjesë e protestës së mbajtur në New York City para ndërtesës Trump Tower.

Aktori, që edhe më herët ishte paraqitur duke imituar Trumpin, këtë herë foli para të pranishmëve me zërin e tij të shtirur sikurse Trump.

“Dua vetëm të them se, kam qëndruar këtu në këtë të ftohtë për shumë kohë. Më duhet të shkoj në banjë – më duhet të urinoj. Por, po e mbaj. Nuk do të urinoj. Kam për të shkuar sonte në një pritje në konsulatën ruse. Do ta mbaj derisa të mbërrij atje.” ka thënë aktori duke u munduar t’i zbavis të pranishmit me rolin e tij sikurse Trump.

“Dhe, kur të mbërrij në konsulatën ruse, do të urinoj shumë shumë të gjatë. Urinimin më të gjatë që kam bërë në jetën time.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM