Albumi i ri nga The Killers është në fazën e miksimit

1:18 pm 17.05.17

 

Duket se albumi i ri nga The Killers është afër kompletimit pasi tani gjendet në fazën e miksimit.

Producenti Dave Fridmann ka njoftuar në webfaqen e tij se në datën 4 maj ishte i angazhuar duke bërë ‘miksim për The Killers’.

Rok grupi amerikan kanë qenë duke punuar në albumin e ri që nga muaji shtator, duke realizuar inçizimet në San Diego, Las Vegas dhe LA.

The Killers gjatë verës do të performojnë në Novi Sad të Serbisë. Ata do të performojnë në skenën kryesore të festivalit Exit në natën e 5 korrikut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM