Albumi i ri nga Noel Gallagher’s High Flying Birds, më ndryshe dhe më up-tempo 

10:45 am 25.09.17

 

Noel Gallagher dhe bendi i tij High Flying Birds do të nxjerrin albumin e ri, të tretin, gjatë muajit nëntor.

“Një nga gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë” e ka vlerësuar këtë album ish-anëtari i Oasis, Noel Gallagher.

Albumi quhet Who Built The Moon? dhe do të dal më 24 nëntor të këtij viti.

 

 

E gjithë puna në album është bërë përgjatë dy viteve bashkëpunim me producentin dhe kompozitorin David Holmes dhe është përshkruar si një koleksion i “instrumentalëve, soundtrack-ave të imagjinuar dhe të eksperimentimeve.”

Në album do të ketë edhe mysafirë, si Paul Weller dhe Johnny Marr.

Gjatë muajit maj, duke folur për Radio X, Noel tregoi se sa shumë ishte inkurajuar nga puna me producentin Holmes.

“Nuk jam i sigurt se do të bëjë ndonjë album në mënyrë tjetër. Është mjaft emocionuese pasi edhe në fazën e masterizimit, albumi po ndryshonte.” kishte shpjeguar Noel.

Ndërkohë, producenti Holmes thotë se njerëzit do të befasohen nga ky album.

“Mendoj se njerëzit e duan Noel-in dhe mezi presin që ai të bëjë një album me tempo të fuqishme – shumë nga muzika e Noel është në tempo të mesëm. Ky që do të dal është dëfrim.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM