Aktorja nga ‘Sex and the City’ garon për kryetare të New Yorkut

9:15 pm 19.03.18

 

Aktorja Cynthia Nixon e ka bërë publike kandidaturën e saj në garën për të parin e New Yorkut.

Nixon, e cila luan rolin e Miranda Hobbs në serialin ‘Sex and the City’, ka njoftuar se do të garoj për nominim brenda partisë Demokratike, duke e sfiduar kështu krytarin aktual të New Yorkut, Andrew Cuomo.

51 vjeçarja, një aktiviste liberale, emri i së cilës ka kohë që ishte parfolur si kandidate brenda demokratëve, asnjëherë nuk ka mbajtur më parë një detyrë shtetërore të zgjedhur.

“E dua New Yorkun, dhe sot po bëjë të ditur kandidaturën time për kryetare.” ka shkruar Nixon në një postim në Twitter.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM