Aktori nga ‘Home Alone’ kujton një detaj nga filmi i famshëm

10:33 am 06.03.18

 

Macaulay Culkin, aktori që luajti rolin e Kevin në filmin ‘Home Alone’ të vitit 1990, ishte mysafir në emisionin ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon.

Gjatë bisedës, Culkin tregon se si përgjatë viteve vazhdimisht kishte dëgjuar raportime se ai kishte vdekur, derisa përmend disa raste të çuditshme për të cilat kishte dëgjuar se kinse i kishin ndodhur atij.

Më pas, aktori pyetet nga prezantuesi Fallon rreth filmit të njohur ‘Home Alone’, dhe nëse ka diçka që ai do ta kujtonte veçanërisht, dhe do ta ndante tani me shikuesit.

Këtu, Culkin flet rreth një mundësie që filmi të zhvillohej krejt ndryshme, apo edhe të mos ishte aq interesant, nëse një detaj do të mungonte.

“Ai djali është mjaft i mençur, apo jo?” është shprehur Culkin duke kujtuar rolin e tij, të fëmijut Kevin, në filmin e vitit 1990.

“Atëherë, ata dy [hajdutët] po përgatiteshin të futeshin në shtëpi, dhe pse ai [djaloshi] nuk e thërret policinë?

“Ai krijon një plan të përsosur, përdor makina të vërteta, dhe aty [në shtëpi] ekziston linja kabllore e telefonit – nuk ka telefonë mobil por prapë se prapë [ai ka mundur të thërras policinë].

“Mendoj se kjo është e vetmja gjë e madhe që shkon jo në konsitencë me gjithë ngjarjen e filmit.” është shprehur Culkin.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM