Aktori LaBeouf arrestohet para instalacionit kundër Trumpit

1:33 pm 26.01.17

shia

 

Aktori dhe regjisori Shia LaBeouf është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një përleshje para instalacionit kundër Donald Trumpit në muzeun Queens.

LaBeouf, i cili është i njohur për shkelje të ligjit në të kaluarën, po merrte pjesë në instalacionin që ai krijoi jashtë muzeut të Astorias kur nisi përleshja mes dy grupeve protestuese, ka njoftuar policia.

LaBeouf raportohet se në këtë përleshje ka gërvishtur një 25-vjeçar, para se ta shtrinte përtokë. Policia ka arrestuar aktorin, i cili është dënuar për sjellje të këqija dhe më vonë është liruar.

LaBeouf ka krijuar performancën artistike që fton njerëzit të qëndrojnë para një kamere dhe të thonë fjalinë “Ai nuk do ta ndajë Amerikën” [He Will Not Divide US]. Kjo kamerë do të jetë live për 24 orë përgjatë katër vjetëve të Trumpit si president i SHBA-ve.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM