Aktori Gere takon kancelaren Merkel në Berlin (foto)

1:38 pm 09.02.17

richard

 

Aktori amerikan, Richard Gere, po qëndron në Berlin për festivalin e filmit, Berlinale.

Filmi me të cilin aktori merr pjesë në këtë edicion të festivalit është ‘The Dinner’, shkruar dhe nën regjinë e Oren Moverman. Në të, Gere luan rolin e një kandidati për guvernator të cilit i duhet të merret me një krim të rëndë kryer nga vëllau dhe fëmijët e tij.

Ndërkohë, gjatë ditës së enjte Gere është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel me të cilën ka biseduar rreth situatës aktuale në Tibet.

Gere është kryetar i Kampanjës Ndërkombëtare për Tibetin (ICT), e cila punon për të promovuar të drejtat njerëzore dhe liritë demokratike për tibetianët.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM