Aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit

12:15 pm 11.09.17

 

Sot në Kosovë u organizuan aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Tek sheshi “Bill Clinton” nën patronatin e krye parlamentarit, Kadri Veseli u zhvilluan aktivitete për nder të datës së 11 shtatorit të vitit 2001, transmeton kp. Për nder të kësaj ditë flamuri amerikan u zbrit në gjysmë shtize, transmeton Koha.net.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se këto veprime përçojnë mesazh të madh tek qytetarët amerikan dhe njëkohësisht te qytetarët e Kosovës.

Ai tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është që t’i tregojmë Amerikës se populli i Kosovës do të jetë në ndihme të tyre kurdo që ata kanë nevojë dhe se Kosova i vlerëson miqtë e vetë.

“Veprimi jonë më së miri dëshmon që është i koordinuar dhe mesazhet që dërgohen që nga institucioni më i lart i shtetit të Kosovës, krye parlamentari, e deri te nxënësi, deri tek akademiku i ardhshëm. Veprimi jonë ka mesazh njerëzor, do të na keni krah rregullisht. Veprimi jonë është edhe me karakter politik sepse dëshmuam me prezencën e institucioneve që vet i kanë krijuar amerikanet në institucionet ndërkombëtar, Policia e Kosovës dhe së shpejti shpresojmë edhe Forca e Sigurisë se Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, do të bëjë veprime të tilla në të ardhmen para këtij sheshi, me te cilin veprim dëshirojmë t’i tregojmë popullit amerikan, institucioneve amerikane që do të na keni krah edhe si institucione, mirëpo edhe si qytetarë, kurdo që keni nevojë për ne”, tha Rexhepi.

Në këtë aktivitet morri pjesë edhe deputetja e PDK, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se populli i Kosovën ka qenë dhe gjithmonë do të jetën aleat dhe mik i fuqishëm i Amerikës.

“Mendoj që populli i Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë gjithmonë përkrah shtetit dhe popullit amerikan. Aktiviteti i sotëm është vetëm në kuadër të aktiviteteve për të kujtuar atë që ka ndodhur më datën 11 shtator dhe për të dëshmuar edhe një herë se ne do të vazhdojmë të jemi aleatë dhe miq të fuqishëm të popullit amerikan” u shpreh Deliu-Kodra.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” hapet ekspozita e organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani”, e cila do të përmbajë fotografi kushtuar datës së 11 shtatorit 2001, ku nga sulmeve terroriste humbën jetën mizorisht mbi 3.000 persona.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM