Ajri i ndotur po rrit numrin e pacientëve në QKUK

4:17 pm 30.01.18

 

Në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës është rritur numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes së ajrit.

Rukije Mehmeti, pulmologe, tha për Radion Evropa e Lirë se fluksi i pacientëve është shtuar dukshëm ditëve të fundit.

Ajo thotë se me probleme shëndetësore po përballen sidomos njerëzit me sëmundje kronike, të cilët nuk po mund ta durojnë një shkallë kaq të lartë të ajrit të ndotur.

“Mund të them se numri i të sëmurëve në klinikë, jo vetëm vizita ambulatore, por edhe rastet që kanë nevojë për hospitalizim është dyfishuar. Është një fatkeqësi që tash për tash nuk kemi mundësi që t’iu ofrojmë shtretër pacientëve aq sa kanë nevojë. Pacientët me sëmundje kronike po vijnë me gjendje të rëndë shëndetësore, ndonëse edhe fëmijët gjithashtu”, tha Mehmeti.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM