Ahmeti: Sot zgjohemi me shpresë

8:44 am 12.06.17

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e së dielës.

Ahmeti ka vlerësuar suksesin e Vetëvendosjes, e cila radhitet e dyta, duke thënë se “sot Kosova zgjohet me shpresë”.

Vetëvendosje e ka konsideruar fitore të tyren këto zgjedhje, pasi si subjekt janë rritur për 120 për qind, transmeton Koha.net.

 

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Sot Kosova zgjohet me shpresë!

Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.

Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.

Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Vetëm me dashni për vendin ka përparim.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM