Ahmeti shënon pavarësinë me lëshimin e autobusëve të rinj

2:54 pm 16.02.17

Nesër, për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë do të bëhet lëshimi në qarkullim i autobusëve të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Për nder të ditës së pavarësisë, autobusët e ri lëshohen në qarkullim në linjat 1 dhe 4, nesër me 17 shkurt në ora 06:00.
Risi do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00.
Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e pavarësisë do të jetë falas për të gjithë.”

 

auto1

auto2

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM