Ahmeti: Kriza mund të zgjasë me vite

3:37 pm 09.03.17

Sipas kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, kriza politike në Maqedoni mund të zvarritet me vite të tëra, dhe nuk do të ishte çudi që ajo të përdoret nga disa politikanë për të nxitur konflikte etnike.

“Kjo është një krizë politike, ndaj duhet zgjidhur me mjete politike e jo të kthehet në një problem ndëretnik, nga i cili të përfitojnë parti të caktuara”, është shprehur Ahmeti, transmeton Top Channel.

Ngërçi, sipas kreut të BDI-së, rrezikon të zgjasë deri në 4 vjet, kur do të mbahen zgjedhjet e reja. Por, krerët maqedonas nuk janë të gatshëm të presin aq.

Thirrjeve të Nikolla Gruevskit për zgjedhje të reja parlamentare u ka bërë jehonë edhe kryeministri Emil Dimitriev. “Mënyra sesi duan disa t’i bëjnë gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar shumicën etnike maqedonase, turqit etnikë, romët, vllehët, boshnjakët etj., nuk arrihet dot. Përpos kësaj, debatet që hyjnë thellë në Kushtetutën e vendit u çelën në periudhën post-elektorale dhe nuk ishin pjesë e diskutimeve përpara zgjedhjeve. Besoj se këto subjekte nuk duhet të jenë privilegj i elitave politike, por i njerëzve të thjeshtë, të cilët ta thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e reja të përgjithshme, krahas atyre lokale”, ishte komenti i Dimitrievit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM