AGK reagon pas përgjigjes së kryeministrit ndaj gazetarëve

4:38 pm 13.09.17

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.

“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, shkruan në komunikatën e dërguar për media nga bordi i AGK’së, transmeton gazeta Zëri.

Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM