Adoleshenti arrestohet se kërceu ‘Macarenan’ midis rrugës  (video)

9:05 am 23.08.17

 

Një 14 vjeçar është arrestuar në Arabinë Saudite pasi videoja e tij duke kërcyer Macarenan, midis rrugës, është bërë virale në rrjetet sociale.

Klipi prej 45 sekondash tregon se si adoleshenti kërcen në mes të rrugës pranë veturave në pritje. Ai kërcen me këngën e njohur të viteve 1990-ta. Klipi besohet se për herë të parë është postuar gjatë verës së vitit të kaluar.

Megjithatë, autoritetet në Arabinë Saudite e kanë arrestuar 14 vjeçarin pasi videoja tani është bërë shumë e shikuar në Twitter.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë akuzë zyrtare ndaj të arrestuarit, derisa ai po merret në pyetje pasi akuzohet për “sjellje jo të duhur në publik”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM